Forumi Rinor Islam – dega Shkup, organizoi ligjëratën me temë “Maqedonia pas marrëveshjes së Përzhinos”.
Temën në fjalë e elaboroi politikologu Bashkim Bakiu. Pos që foli për gjendjen politike në vend, ai theksoi edhe atë se për vendin mund të ketë një zgjidhje dhe kjo zgjidhje do të vijë si rezultat i ndikimit ndërkombëtar, nga të cilët do ketë oferta të ndryshme për të arritur deri te zgjidhja.
Forumi Rinor Islam – dega Shkup do të vazhdojë me organizimin e ligjëratave mujore, me tema të ndryshme, përgjatë gjithë vitit akademik 2015/2016.