SHUMË REVISTA DHE GAZETA NDAJNË NJË PJESË TË HAPËSIRËS SË VETË – NJË FAQE APO NJË PJESË TË FAQES- PËR T’U TREGUAR NJERËZVE SE ÇFARË TË MIRASH APO TË KËQIJASH I PRESIN ATË DITË APO NË TË ARDHMEN. PËR KËTË ATO PËRDORIN TITUJ TË TË NDRYSHËM, SI: ”FATI YT SOT”, APO ÇKA THONË YJET? APO TI DHE YJET, ETJ.
KËTO REVISTA SI ZAKONISHT I LAJMËROJNË NJERËZIT PËR FATIN E TYRE MVARËSISHT PREJ DATËLINDJES TË CILAT NDAHEN NË DYMBËDHJETË RRUGËT E NJOHURA TË YJEVE.
DISA NJERËZ U BESOJNË GJËRAVE TË KËTILLA ASHTU QË GËZOHEN KUR I PËRGËZOJNË PËR GJËRA TË MIRA DHE DËSHPROHEN KUR I LAJMËROJNË PËR GJËRA TË KËQIJA TË CILAT DO T’U NDODHIN NË TË ARDHMEN. NDODH QË DISA HERË TË NDODHIN GJËRAT QË PARALAJMËROHEN NË HOROSKOPE ASHTU QË EDHE MA TEPËR U BESOJNË KËTYRE PARALAJMËRIMEVE DHE PROFETIZIMEVE.
DISA NJERËZ I LEXOJNË THJESHTË PËR KURIOZITET, EDHE PSE NUK U BESON.
DREJTORIA E SHKOLLËS FILLORE TË KATARIT KËRKOJË PREJ MEJE QË TË PRONONCOHEM PËR QËNDRIMIN E SHERIATIT NDAJ KËSAJ DUKURIE.PËR KËTË, UNË ME NDIHMËN E ALLAHUT THEM:
Islami erdhi që ta çlirojë njeriun nga ankthi i iluzioneve dhe bestytnive të kota të të gjitha formave. Nisur nga kjo, Islami i lidhi njerëzit me ligjet e Allahut për krijesat e Tij, i urdhëroi që t’i respektojnë dhe të jenë të kujdesshëm ndaj këtyre ligjeve nëse dëshirojnë lumturi të vërtetë në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër.
Me qëllim të jetësimit të këtij objektivi, Islami zhvilloi një fushatë të gjërë kundër bestytnive, miteve të rrejshme dhe iluzioneve të pa baza e të pa logjikshme të cilat i sponzoroi xhahilijeti-injoranca.Islami është shumë i ashpër ndaj bartësve të këtyre legjendave të rrejshme dhe menazhuesve të tyre në berzën e devijimit dhe shfrytëzimit të negligjentëve analfabetë dhe tjerë të këtij tipi, të cilët janë prezent në çdo shoqëri, pa marrë parasyshë kohën.
Në këtë drejtim numërohen: magjia, falli, profetizimi, parashikimi përmes yjeve, pretendimi i njohjes së çështjeve metafizike përmes ndërmjetësve të qiellit apo tokës të cilët e shkyjnë perden e të padukshmes, si dhe lajmërojnë për atë që do të ndodh nesër. E gjithë kjo arrihet përmes yjeve apo kontaktit me xhinët-fantazmat, përmes vijave në rërë, apo kotësirave tjera të injorancës, qofshin lindore apo perëndimore.
Mendoj se mjafton të lexohen disa ajete Kur’anore dhe disa thënie të dërguarit të Allahut s.a.v.s. që të shihet devijimi dhe injoranca e avanturistëve të tillë.
Allahu xh.sh. në kaptinën En-Nemël, thotë: “Thuaj: Askush veç Allahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!”. Pra, Allahu xh.sh. dëshmoi se nuk e di askush tjetër pos Tij, qoftë në qiej apo në tokë, të fshehtën.
Në kaptinën El-A’ëraf, thotë: “Thuaj: Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”.
Allahu xh.sh. në këtë ajet e urdhëroi të dërguarin e Tij që të proklamojë se ai nuk e din të fshehtën për këtë edhe ai goditet nga ajo që i godet edhe njerëzit tjerl, e sikur ai ta dinte të fshehtën do t’i shtonte të mirat për vete dhe nuk do ta prekte kurgjë e keqe.
Në kaptinën El-Xhinn, Allahu xh.sh. thotë: “Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt. Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do”.
Allahu xh.sh. Veten e ka cilësuar se vetëm Ai e di të fshehtën dhe askujt nuk ia tregon të fshehtën me përjashtim të atij të dërguari që Ai e zgjedh dhe u tregon aq sa don Ai.
Në hadithet e të dërguarit të Allahut, lexon:
“Kush shkon te një që profetizon, dhe e pyet për diçka, nuk i pranohet namazi dyzet netë”. Hadithin e transmenton Muslimi nga disa bashkëshorte të dërguarit të Allahut s.a.v.s.
“Kush shkon te nji fallxhor dhe u beson fjalëve të tij, e ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit s.a.v.s.”. Hadithin e transmenton Bezzari me sened të mirë dhe të fortë prej Xhabirit.
“Kush shkon te një profetizues, magjistar apo fallxhor dhe i beson asaj që thonë ata, ai e ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit s.a.v.s.”.Hadithin e transmenton Taberaniju prej Ibn Mes’udit me transmentues të besueshëm.
Profetizuesi, fallxhori dhe shiquesi i yjeve, të gjithë janë të një familje, sepse të gjithë thirren se e njohin të fshehtën-gajbin përmes xhinve, yjeve etj.
Shumë popuj kanë besuar se yjet kanë ndikim në ndodhitë në vasion, saqë disa i hyjnizuan dhe i besuan, apo këo yje ia bashkangjitën besimit në Zotin, ndërkaq disa tjerë të cilët nuk i kanë besuar si zot, u kanë dhënë aq shenjtëri saqë i kanë vënë në pozitë të hyjnisë.
Nga kohët më të lashta është trashiguar bindja se gjërat të cilat ndodhin në tokë, mvaren nga yjet në qiell, qofshin këto gjëra pozitive apo negative. Kjo, dhe sipas tyre lumturia dhe fatëkeqësia, gëzimi dhe dëshprimi, shtrejtimi dhe lirimi i çmimeve, paqa dhe lufta, janë të lidhura me lëvizjet e planeteve dhe pozicionet e yjeve.
Islami këtë e mohon kategorikisht, sepse yjet nuk janë kurgjë tjetër pos disa nga krijesat e Allahut në këtë vasionë të gjërë, ndërkaq lartësia dhe poshtësia, në relacion me yjet janë çështje relative. Këto janë krijesa të destinuara për të qenë në shërbimin tonë, konform ajetit: “Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë”.
Poashtu, Allahu xh.sh. thotë: “Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën.Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhërin e Tij.Vërtet, në këto ka argumente për një popull që vështron”.
Poashtu, në një ajet tjetër, thotë: “Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçuese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve…”
Nisur nga kjo, astrologjia e cila pretendon të njohurit e të fshehtës, është dije e injorancës të cilën nuk e pranon Islami dhe njëkohësisht e konsideron një nga format e magjisë sikur që përmendet në hadithin e Ibn Abbasit të përcjellë prej të dërguarit të Allahut s.a.v.s.:”Kush ka marrë njohuri për yjet, ka marrë një hise të magjisë, sa ma tepër që i shton këto njohuri, aq ma tepër shtohet hisja e tij”. Hadithin e transmenton Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe.
Për këtë, dijetarët thonë: E ndaluar nga astrologjia është të pretenduarit e njohjes së gjërave që do të ndodhin në të ardhmen, fjala vjen si ndryshimi i çmimeve, zhvillimi i luftërave e të ngjashme, duke u thirrur në atë se ata këto gjëra i njohin përmes vrojtimit të lëvizjes së yjeve, bashkimit dhe ndarjes së tyre, daljes së yjeve në kohë të caktuara, etj. Mirëpo, këto gjëra nuk i di kush pos Allahut. Ndërkaq, për sa i përket njohjes së anës së kibles dhe gjërave tjera të kësaj natyre, përmes shiqimit të yjeve, kjo nuk ndalohet.
Këtë tretman edhe pohimet e shkencës së astronomisë të bazuara në vrojtim, prova dhe analogji. Këto janë gjëra të pëlqyera dhe dijetarët muslimanë kanë qenë të dalluar në këto dituri.
Së këndejmi, idea e lidhjes së fatit të njerëzve dhe ndodhive që do t’u ngjajnë me yjet dhe supozimet e horoskopit konform datëlindjes së tyre, është die injorante-xhahile, nuk bazohet në fakte logjike dhe fetare, nuk e mbështet as feja dhe as shkenca. Ata që flasin për këto gjëra, le ta dijnë se flasin pa fakte, njohuri dhe argumente valide.
Është fakt se ekzistimi i kësaj dukurie, përhapja gjithnjë dhe më e madhe saj, interesi i gazetave për të dhe lakmia e shumë njerëzve që t’i lexojnë mesazhet e horoskopit, bile edhe tu besojnë në disa raste, flet për disa të vërteta të rëndësishme:
1- Ekzistimi i shprazëtisë në jetën e njerëzve bashkëkohor. Me këtë nuk kam për qëllim shprazëtinë kohore, por shprazëtinë ideore dhe shpirtërore, ndërkaq shprazëtia çdo herë kërkon që të mbushet me çfardo qoftë. Për këtë edhe është thënë: Kush nuk e preokupon veten me të vërtetën, atë do ta preokupon vetja e tij me të pavërtetën.
2- Shtimi i despesionit shpirtërorë dhe humbja e ndjenjave të qetësisë dhe sigurisë, gjegjësisht sigurisë së brendshme dhe qetësisë shpirtërore, të cilat janë sekreti i lumturisë. Kjo sëmundje mbretëron në gjithë botën, bile edhe te ata që kanë arritur gradat më të larta të mirëqenies materiale dhe shkenca për ata e nënshtroi krizën e gjësendeve materiale. Mirëpo, edhe ata jetojnë në konfuzitet, depresion dhe frikë.
3- Ky pesimizëm dhe kjo shprazëti, në fakt janë rezultat i humbjes së një gjëje shumë të rëndësishme në jetën e njeriut për përcaktimin e së ardhmes së tij, gjegjësisht besimit, sepse besimi është burim i sigurisë dhe qetësisë. Allahu e tha të vërtetën në ajetin: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”, “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”.
4- Pas kësaj dukurie qëndron edhe një problem tjetër, gjegjësisht dobësia e ngritjes së shëndoshë fetare, e me këtë kam për qëllim edukimin dhe ngritjen fetare të mbështetura në burimet e çiltëra Islame: në Kur’an dhe Sunet, ashtu sikur që i kanë kuptuar gjeneratat e para të devotshme, larg njëllosjeve, risive dhe bestytnive. Me këtë vetëdije pastrohet besimi, legjitimohet adhurimi, korrigjohet sjellja, ndriçohet mendja, shkëlqen zemra dhe përtrihet jeta.
Sikur të vetëdijësoheshin njerëzit dhe ta kuptonin se të fshehtën e din vetëm Allahu, ndërkaq njeriu nuk e di se çka do t’i ndodhë nesër, ta ketë të qartë se pretendimi i njohjes së të fshehtës është një formë e mosbesimit, besimi i këtyre bestytnive është formë e qartë e devijimit si dhe se astrologët, fallxhorët dhe të ngjashmit me këta janë gënjeshtar devijues, tregu i këtyre gënjeshtrave do të ishte i shprazur dhe nuk do të gjeje prej muslimanëve besimtar të cilët i shkruajn dhe i lexojnë horoskopet.
Allahu na ndihmoftë.
Dr.Jusuf el Karadavi
Përktheu: Dr. Bashkim Aliu