Sektori i Femrës pranë Forimit Rinor Islam, në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s” organizoi vizitë tek katër familje në Shkup, konkretisht në Komunën e Çairit.
Shtëpitë që u vizituan ishin shtëpitë e jetimëve, të moshuarve dhe skamnorëve. Gjatë këtyre vizitave aktivistet së bashku me teologen Rukije Mici, zhvilluan biseda të ngrohta shpirtërore, në brendësinë e të cilave biseda janë përmendur shembuj profetik në lidhje me durimin në situata të vështira, dhe tejkalimit të sprovave të kësaj bote.
Nuk munguan këshillat edhe nga ana e të moshuarve që u vizituan, nga të cilat do të kishim veçuar këto: “Zoti thotë :”Kur e vizitoni një të sëmur, nuk e vizitoni atë por Mua , edhe ju tani nuk më keni vizituar mua por Zotin. Dijeni që kjo botë është kalimtare ja e imja më kaloj e shifni, pra punoni pun të mira dhe jetoni me Allahun”
Një porosi tjetër është porosia e të moshuarit që jetën e tij e kaloi në xhami dhe rrëfeu:”Më mungojnë xhamit e mia, sa dua të vizitoj, por ja tani jam në pamundësi të falem në xhami, vizitoni ju sa të mundeni atje është qetësia” .
Me këtë aktivitet Sektori i Femrës pranë FRI, u përpoq për të nxjerrë në pah kuptimin praktik të sunetit të Muhammedit a.s mbi kujdesin ndaj jetimëve, të moshuarve dhe skamnorëve.
sk2