Në zyrat e Forumit Rinor Islam – Shkup, u realizua ceremoniali i pranim-dorëzimit të mandatit të kryetarit të kësaj organizate.
Në prani të aktivistëve dhe të rinjëve të mbledhur në Info Qendrën e FRI-së, pati fjalim përshëndetës fillimisht ish kryetari, Fevzi Musliu, i cili bëri një rezyme të punës së deritanishme të Forumit Rinor Islam si dhe arritjet më të mëdha që janë realizuar.
Më pas bëri edhe dorëzimin e mandatit duke i deshiruar suksese edhe më të mëdha kryetarit të ri të zgjedhur, Fisnik Shabanit me të cilin këmbyen edhe disa dhurata simbolike. Fjalim pati edhe kryetari i ri i cili foli për planet dhe orientimet që duhet të fokusohet kjo organizatë gjatë këtij mandati dhe theks të veçantë vuri në bashkëpunimin me të rinjtë dhe inkuadrimin e tyre sa më të madh në projektet e FRI-së. Gjithashtu falenderoi ish kryetarin për punën e palodhshme që ka bërë me këtë organizatë dhe i uroi suksese të mëtejme në sfidat e reja që do t’i prijë. Në fund për të pranishmit u shtrua edhe një koktel modest.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
9 years ago
previous article
Ligjërata nga Sektori i Femrës pranë FRI-së në kuadër të fushatës "Ta njohim Muhammedin a.s."
next article
FRI – Dega Shkup organizoi Mbrëmjen studentore
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago