Me këtë shprehje të bukur e priti prijësi i muslimanëve Omer ibn Hattabi r.a. Hudhejfe ibn Jemamin r.a, kur sapo kthehej nga El Medain ku ishte emëruar si vali i atij vendi nga vetë Omeri r.a. që ishte kalif i muslimanëve në atë kohë. Omeri r.a. e priti dhe pa se ishte po në të njëjtën gjendje që kishte qenë para se të emërohej në atë post dhe pa se dunjaja nuk e kishte e ndryshuar pamjen e tij dhe as pushteti nuk ia kishte prishur natyrën dhe shpirtin e tij dhe as erërat e ndryshimit nuk kishin ndikuar në besimin dhe në qëndrimet e tij. Përpara kësaj pamjeje madhështore dhe fisnike, Omeri r.a nuk gjeti fjalë tjetër për t’i uruar mirëseardhjen dhe për ta nderuar, përveçse t’i thoshte: “Ti je vëllai im dhe unë jam vëllai yt”.
Në këtë mirëseardhje ka tregues për madhështinë e lidhjes së vëllazërisë në shpirtrat e sahabëve të nderuar. Madje, edhe në shpirtin e të gjithë atyre që e kanë kuptuar të vërtetën e kësaj feje.
Njëherë, imamit të nderuar Hasan el Benna, Allahu e mëshiroftë, i erdhi një këshillë nga njëri prej vëllezërve të tij dhe këshillën e kishte filluar me fjalët: “Profesor i nderuar, vëlla Hasan el Benna.”
Ai menjëherë e mori stilolapsin dhe i fshiu fjalët e para, duke lënë vetëm fjalën “Vëlla”, dhe tha: “Kjo mjafton dhe është gjëja më e madhe me të cilën mund t’u drejtohesh vëllezërve.”
“Ti je vëllai im dhe unë jam vëllai yt.”
Ajo është një përtëritje e lidhjes dhe përkujtim i saj, sepse ajo është krenari dhe nder mes muslimanëve. Ajo është mirësia më e madhe, për të cilën Allahu i madhërishëm thotë: “Dhe me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër.” Ajo është një lidhje hyjnore dhe një dhuratë e madhe. Allahu i madhërishëm thotë: “Dhe nëse do të shpenzoje gjithçka ka në tokë, nuk do t’i afroje dot zemrat e tyre, por Allahu I afroi ato.”
“Ti je vëllai im dhe unë jam vëllai yt.”
Gjaku yt është gjaku im, nderi yt është nderi im, pasuria jote është pasuria ime, gëzimi yt është gëzimi im, mërzitja jote është shqetësim për mua, unë të kam ty, ti më ke mua, kurse ne të gjithë jemi për njeri-tjetrin si tullat e një ndërtese që shtrëngojnë njëra-tjetrën. Kur ti vepron drejt ta shtrëngoj dorën për të dhënë kurajo, ndërsa kur gabon ta shtrëngoj dorën për të tërhequr vëmendjen dhe për të paralajmëruar.
“Ti je vëllai im dhe unë jam vëllai yt.”
Unë gëzohem me adhurimet që bën ti ndaj Zotit dhe kjo më afron më shumë me Zotin, prandaj lutem që të jesh i qëndrueshëm në adhurime dhe në vazhdimësinë e kryerjes së punëve të mira. Momenti më i lumtur për mua është ai kur gjuha shqipton lutje për ty në fshehtësi. Në këto momente lutjet nuk kthehen mbrapsht, por pranohen dhe shpërblehen shumë, mdaje vetë engjujt e nderuar luten për ty, duke thënë: “Gjythashtu edhe për ty”.
“Ti je vëllai im dhe unë jam vëllai yt.”
Mërzitem për mëkatet e tua dhe shkujdesja jote më shqetëson. Mangësitë e tua më sjkaktojnë dhimbje dhe më dridhet zemra nga dështimi yt. Mungesa jote në mexhliset e mirësisë më shqetëson. Sa e sa herë e ka ndjerë grupi i madh i shokëve mungesën e njërit prej tyre në namaz apo në ndonjë detyrë tjetër. Prandaj, tregohu i mëshirshëm me ne dhe forcoje vullnetin për kryerjen e adhurimeve.
Vëllazëria e vërtetë të bën të ndjesh mërzitje të madhe, kur ndonjë prej vëllezërve kryen ndonjë mëkat ose përfshihet nga shkujdesja. Ndryshe ndodh me shumë prej nesh në këto ditë, ku e kanë braktisur vëllazërinë, dhe nuk njohin prej saj gjë tjetër përveç emrit. Nëse ndonjëri prej vëllezërve bie në ndonjë mëkat apo shkujdesje, e shkëpusin dashurinë dhe lidhjet dhe vendin e tyre e zë ftohtësia.
“Ti je vëllai im dhe unë jam vëllai yt.”
Hallkat e saj forcohen, rrënjët e ngulitin thellë, gradat dhe pozita e saj lartësohen vetëm me adhurime, korrektesë dhe sinqeritet në përkatësinë ndaj rradhëve të muslimanëve. Ishin pikërisht këto adhurime, ato që e bënë omerin r.a. ta theksonte atë pikërisht në këtë rast./ForumiRinorIslam
EDITOR
9 years ago
previous article
Shkencëtari i habitur me hadithin e Muhammedit a.s.
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago