Me rastin e ditës ndërkomëtare të studentit “21 Shkurti”, Forumi Rinor Islam organizoi panel diskutimi me temën “Roli i studentëve në ngritjen e cilësisë së arsimit”.
Panelistët e këtij paneli ishin studentët nga tre universitetet e ndryshme të R.Maqedonisë, Fuad Jonuzi nga UEJL, Ariton Rama nga USHT dhe Florina Emini nga IBU si dhe profesori i nderuar Mr. Emin Idrizi nga IBU.
Paneli diskutimi u përbë prej dy seancave, seanca e parë ju takoi studentëve që ishin të ftuar nga universitetet përkatëse, ndërsa seanca e dytë i takoi porfesorit Mr. Emin Idrizi.
Në këtë program i pranishëm ishte edhe kryetari i FRI-së, z. Fisnik Shabani ku dhe pati fjalën përshëndetëse, ku mes tjerash tha: “dita e studentit më asocon në ditën e revolucioneve, në ditën e ndryshimit, shpresoj që ky panel diskutimi sadopak do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar mes nesh se si dhe në cilën mënyrë studentët me zërin e tyre mund të risin cilësinë e arsimit në vendin ku jetojmë”.
Panelistët në fjalë në mënyrë shumë të qartë treguan metodat dhe mënyrat se si të ngritet cilësia e arsimit në këtë shtet por në veçanti në universitet, ku mes tjerash përmendën që: unionet studentore duhet të kenë bashkëpunime mes tyre dhe të jenë më të zgjuar dhe të ngritin zërin e tyre në sfidat që I përjetojnë.
Programi u përmbyll me disa pyetje nga ana e publikut dhe se panelistët ishin tepër të kënaqur dhe falenderuan Forumin Rinor Islam, e cila është e para prej organizatave që ju jep hapësirë për të ngritur zërin e studentëve në këtë ditë të veçantë “ditës së studentit”.
Në fund u bë edhe shpërndarja e fletushkave të cilët ishin pregaditur për ditën e studentit “21 Shkurti”.
Zyra për marëdhënie me publikun pranë, FRI-së
EDITOR
9 years ago
previous article
FRI Dega Tetovë – kamping dimëror në Kodrën e Diellit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago