Nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, për të parën herë organizoi manifestim për shpalljen e semimaturantëve më të dalluar të qytetit të Shkupit. Manifestim i cili u mbajt në Qendrën Informative Kulturore.

Në mes të pranishmëve ishin Kryetari i Forumit Rinor Islam, kryetari i FRI – së Dega Shkup, drejtorë, përfaqësues të shkollave dhe arsimtarë.
Manifestimi filloi me fjalime përshëndetëse nga kryetari i FRI-së z.Fisnik Shabani, kryetari i FRI – së Dega Shkup z. Abdulhamid Mustafa të cilët mes tjerash falenderuan shkollat për bashkëpunim dhe uruan nxënësit duke iu dëshiruar suksese edhe më të mëdha, njëkohësisht përgëzuan edhe arsimtarët të cilët kontribojnë në sferën edukativo-arsimore.
Fjalim rasti në emër të të gjithë shkollave fillore në qytetin e Shkupit iu dha edhe drejtorit të sh.f “Kongresi i Manastirit” z.Faik Xhoni i cili përgëzoi FRI – në për këtë aktivitet dhe theksoi se vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerrë.
Semimaturantët më të dalluar për këtë vit ishin: 
Rina Ramadani nga sh.f. “Adem Jashari”;
Zana Ramuka nga sh.f. “Hasan Prishtina”;
Berat Haxhiu nga sh.f. “Imri Elezi”;
Diellza Saiti nga sh.f. “Kongresi i Manastirit”;
Selver Iseni nga sh.f. “Liria”;
Njomza Bajrami nga sh.f. “Ismail Qemali”.

Këta nxënës u dekoruan me lëvdatë, komplet librash nga sh.b “Furkan ISM” si dhe 20% mbulim prej pagesës nga FRI për shkollën verore tre-mujore që organizon Qendra për kurse dhe gjuhë të huaja “Fluent”. Poashtu në shenjë falenderimi për bashkëpunimin e ndërsjellë, u ndanë mirënjohje për shkollat fillore: sh.f. “Adem Jashari’’, sh.f. ”Kongresi i Manastirit’’, sh.f. “Hasan Prishtina’’.

Ky aktivitet u realizua edhe në rajonin e Karadakut dhe Dërvenit. Në mes të pranishmëve ishin kryetarët e komunave, drejtorë dhe arsimtarë. 

Pjesëmarrës në rajonin e Karadakut ishin: sh.f. “ Gjergj Kastriot Skëndërbeu” – f. Haraçinë, sh.f. “25 Maji’’ – Hasanbeg, sh.f. “Kirili dhe Metodi“ – paralelja në gj. Shqipe – Straçincë dhe sh.f. “Bajram Shabani” – Grushinë.

Ndërsa pjesëmarrës në rajonin e Dërvenit ishin: sh.f.”Dituria” – Saraj, ,sh.f.”Sami Frashëri” – Gllumovë, sh.f.”Emin Duraku” – Bukoviq , sh.f.”Ibe Palikuqi” – Bojanë, sh.f. “Bajram Shabani” – Kondovë, sh.f. “Drita” – Rashçe , sh.f. “Faik Konica” – Radushë. 
Gjithashtu edhe nxënësit e këtyre shkollave u dekoruan me lëvdata dhe nga një dhuratë modeste.
Programi ngërtheu edhe disa pika kulturore, monolog dhe poezi.
13323915_10209483435188036_1723257961_o