Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 15 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës. Në këtë seancë solemne u përkujtua vepra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ku 15 vjet më parë u flijuan për çlirimin e vendit. Në këtë seancë solemne u tha se “Epopeja e UÇK”-së shënon me të drejtë sakrificën e familjes Jashari. Prekazi, Jasharët dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës kanë hapur një Epokës të re, Epokën e Pavarësisëm, si dhe të rënët e familjes Jashari, nuk janë veç emra e mbiemra, por letërnjoftim i sakrificës për lirinë e Kombit.
“Jeta e tyre ishte mision, rënia e tyre porosi”
Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” Rexhep Selimit në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës për 15 vjetorin e Epopesë së UÇK-së tha se Kuvendi si institucion dhe deputetët, e kanë nderin e veçantë që sot në seancën solemne parlamentare t’i përkulen me respekt veprës së madhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari, dhe veprës heroike të familjes Jashari dhe gjithë atyre që ranë para 15 vitesh në Epopenë e Jasharajve, në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz me 5, 6 dhe 7 Mars 1998. “Sot, në 15 vjetorin e kësaj ngjarje të përmasave legjendare të sakrificës deri në flijim për lirinë e vendit, le të përpiqemi edhe njëherë ta kujtojmë porosinë e atyre që ranë të vetëdijshëm se mbi rëniet e tyre do të ringrihej liria e kombit. Kuvendi i Kosovës, sot po e bën një detyrë, detyre e cila i takoi ta bënte dhe duhet ta bëjë çdo vit, gjithmonë dhe pandërprerë, të përkulet para gjakut të dëshmorëve të atdheut dhe para sakrificave të të rënëve për Liri”, tha deputeti Selimi. Të rënët e familjes Jashari, tha deputeti Selimi nuk janë veç emra e mbiemra, por letërnjoftim i sakrificës për lirinë e Kombit.
Deputeti i Selimi tha se nuk ka komb në botë ta ketë një Adem Jashar ashtu siç e ka kombi ynë, dhe nuk ka komb në botë të ketë një Familje Jashari, siç e ka kombi ynë. “Një diplomat, kur e pa Prekazin pat thënë: “po të ekzistonte çmimi Nobel për luftë, ai do t’i takonte Adem Jasharit…” Ndoshta nuk ka çmim Nobel për luftën, por çmimin e lirisë, çmimin e luftës për liri Adem Jashari ia dhuroi kombit të vet. Selimi më tej tha se jeta pjesëtarëve të familjes Jashari ishte mision dhe rënia e tyre ishte porosi. Deputeti i VV-së lexoi në seancën e Kuvendit edhe emrat e 57 të vrarëve në luftën e Jasharëve. Më tej deputeti i VV-së theksoi se sot përveç që kujtohet “Epopeja e UÇK-së”, kujtohen edhe mësuesit, pasi është dita e tyre 7 marsi. “Sot, edhe më shumë se dje, mësuesi është Shaban Jashari. Shaban Jashari nuk ishte thjesht babai i Ademit e Hamzës, por ai ishte edhe mësues. I mësonte fëmijët e Prekazit por e mësonte edhe Ademin e Hamzën. U tregonte fëmijëve për historinë e popullit shqiptar dhe për figurat e lavdishme të tij. Për vuajtjet e sakrificat por edhe për fitoret e sukseset e kombit tonë. Para 15 vjetëve baba dhe mësuesi Shaban iu bashkuan këtyre figurave të lavdishme të kombit tonë. Ai ju bashkua atyre për të cilët na tregonte e na mësonte. Hamza dhe Ademi ishin nxënësit e tij që tash janë bërë mësuesit e idealit kombëtar për të gjithë neve dhe për ata që do të vijnë pas nesh. Pra, sot ia urojmë 7 Marsin mësuesit të kombit Shaban Jashari”, theksoi deputeti Selimi.
“Epopeja e UÇK”-së shënon me të drejtë sakrificën e familjes Jashari
Gjatë seancës solemne me rastin e 15 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetëve u është drejtuar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se “Epopeja e UÇK”-së shënon me të drejtë sakrificën e familjes Jashari. Tri ditët e Epopesë, shtoi Thaçi krijuan luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga okupuesit shekullorë, duke realizuar ëndrrën për Çlirim të të gjithë brezave. Thaçi duke kujtuar të kaluarën ka thënë se UÇK-ja ishte niveli më i lartë i organizimit politik dhe ushtarak që ka njohur ndonjëherë Kosovës dhe si e tillë është cilësuar edhe si lëvizja më e suksesshme guerile e shekullit të XX-të.
Kurse, kryeparlamentari Jakup Krasniqi deklaroi se Prekazi, Jasharët dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës kanë hapur një Epokës të re, Epokën e Pavarësisë. Krasniqi sakrificën e Jasharajve e ka krahasuar me Rozafatin, duke thënë se një ngjarje e tillë ishte pa asnjë dyshim tamam legjendare. Më tej kryekuvendari ka pohuar se 15 vjet pas Epopesë duhet të ndalemi të mendojmë se çka kemi realizuar dhe se çka ka mbetur ende pa u realizuar nga ëndrrat idealiste e të parëve./kosovasot/
EDITOR
12 years ago
previous article
Daçiç: Kemi gënjyer duke thënë se Kosova është e jona
next article
Suedia i jep ambasadë Palestinës
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago