Suedia u bë vendi i nëntë Evropian që ka hapur ambasadë palestineze në vend.
Parlamenti suedez votoi me shumicë dërrmuese për të ratifikuar një marrëveshje në mes të Stokholmit dhe Ramallahut, që synon përmirësimin e funksionimit të ambasadës palestineze në Suedi.
Marrëveshja i jep përfaqësimin legjitim ambasadës Palestineze në Suedi dhe i krijon të njëjtat privilegje dhe imunitete sikurse ambasadat tjera në vend.
Në nëntor të vitit të kaluar, Suedia mbështeti një rezolutë që njeh Palestinën si një shtet jo-anëtar vëzhgues në OKB, por anëtarët e qendrës së djathtë të koalicionit qeverisës nuk pajtohen lidhur me çështjen e njohjes së shtetit palestinez.
Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Malta, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro janë vendet tjera evropiane që i kanë dhënë Palestinës ambasadë në vendin e tyre.
/mesazhi/