Departamenti i Femrës pranë FRI-së, Dega Kumanovë, në lokalet e FRI-së, realizoi koktej modest me rastin e festës së Bajramit të Fitrit, si dhë përfundimit të aktiviteteve me sukses gjatë muajit Ramazan. Të pranishme ishin anëtare, aktiviste dhe dashamire të FRI-së.
Fjalë përshëndetëse pati përgjegjësja e aktiviteteve të muajit Ramazan, e cila të pranishmeve iu drejtua duke i përshendetur dhe përgëzuar për suksesin dhe gatishmërinë e treguar gjatë aktiviteteve të departamentit të FRI-së.
Dhe për fund, koktejin e begatoi korri i departamentit, me ilahi të përgatitura me rastin e festës së Bajramit.