Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, nis Shkollën Verore 2016. Shkolla realizohet në lokalet e FRI-së dhe në vete përmban cikël ligjëratash nga lëndët: Sire, Ahlak si dhe Hadith, dhe Akide.
Në ditën e parë u ligjëruan tema nga të tri lëndët dhe atë: “Aliu r.a” (Sire); “Morali i mirë” (Ahlak dhe Hadith); “Besimi në Allahun” (Akide).
Përndryshe shkolla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim dhe krejt në fund do të ketë test vlerësues.