Departamenti i Femrës pranë Forumi Rinor Islam – Dega Shkup përmbylli Shkollën Verore për vitin 2016.

Shkolla Verore të cilën e organizon Departamenti për Edukim pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup u realizua në zyret e FRI – së në Shkup. Çdo ditë u mbajtën nga tri ligjërata nga ligjërues të ndryshëm duke filluar mbi çështjen e besimit, të cilat i ligjëroi hoxhë Qenan Ismaili, mbi çështjen e moralit dhe mbi çështjen e jurispodencës islame – të cilat i ligjëroi teologe Esma Sherifi Kurti.

Pjesë e Shkollës Verore ishte falja e namazeve në xhamitë Mustaf Pashë dhe Jigit Pashë. Kësaj Shkolle Verore nuk i mungoi edhe rekreacioni sportiv, ku u realizuan lojëra volejbolli në sh.f. “Imri Elezi”. Shkolla verore u përmbyll me një program modest ku u bë edhe shpërndarja e mirënjohjeve për pjesëmarrëset nga përgjegjësja e degës së Shkupit, Isra Sherifi dhe lëvdata për tre garueset më të mira nga teologe Esma Sherifi Kurti.

anigif