Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam organizoi ligjëratë për sakrificën si dhe për vlerën e ditëve të muajit Dhulhixhe, ku u fol për punët e mira dhe sakrifiikimin gjatë këtyre ditëve. Për temën në fjalë ligjëroi Esma Sherifi Kurti. Ligjërata u mbajt në Info Qendrën e FRI-së, në Shkup.
Ligjërata u mbajt me anëtaret nga Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Kërçova. Fjalë përshëndetëse pati përgjegjësja e Departamenti të Femrës pranë FRI-së, Zubejda Murtezi. Ajo për rëndësinë e sakrifikimit për punë të mira tha: “Të prekësh më të bukurën, më të lartën, më të pasurën, të përhershmen, duhet sakrificë, deri në nivelin e vetmohimit, pasi të tillët kanë synim ngritjen e qëllimit për punë të mira. Në këtë botë të përkohëshme do te mbeten vetëm gjurmët e të drejtëve, të devotshmëve, te sinqertëve qe e deshën Zotin më shumë se çdo gjë tjetër dhe sakrifikuan vetëm për Të”.
Para ligjëratës të pranishmet ishin në iftar të përbashkët. Programi u hap me lexim të Kuranit dhe përfundoi me interpretim ilahish.