Kryetari i institucionit që merret me çështjet fetare (Dijanet) në Turqi, dr Muhamed Gormez, ka nxjerrë një dekret sipas të cilit, të gjitha xhamitë e vendit, do të mbahen hapur në shërbim të qytetarëve.
Më parë, xhamitë e Turqisë mbylleshin menjëherë pas përfundimit të namazit. Vendimi i ri, u mundëson hoxhallarëve dhe stafit të xhamive që të merren edhe me aktivitete kulturore dhe fetare të tjera, të cilat synojnë ndërgjegjësimin fetar tek qytetarët.
Dekreti i Gormez përmbante dhe një urdhër për kujdesin ndaj ambienteve ku falen gratë në xhami, të cilat duhen të jenë të pastra dhe të pajisura me të gjitha shërbimet e nevojshme. /ardhmeriaonline/