Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, me rastin e muajit rozë, gjegjësisht muajit për vetëdijesimin e femrave për kancerin e gjirit, organizoi ligjërata me shkollare të mesme, me temë: “Luftoje luftën, gjeje ilaçin”, të përgatitura nga nxënëset e shkollave të mesme të mjekësisë.
Ligjëratat, kryesisht u realizuan në: shkollën e mesme ekonomike ”Pero Nakov”, gjimnazi “Sami Frashëri” dhe në shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”.

Aktiviteti në fjalë u realizua me qëllim të vetëdijesimit të femrave për marrjen e masave preventive kundër kësaj sëmundje, që është ndër më të përhapurat te femrat, si dhe kujdesin që duhet treguar pas paraqitjes së saj.

Në kuadër të këtij aktiviteti, u shpërndanë edhe kordele në formë të simbolit të kancerit të gjirit si dhe fletushka, me sqarime rreth kësaj sëmundje, etiologjisë së saj, shenjave, parandalimit dhe mjekimit.

anigif