Ashtu si çdo vit, edhe këtë 7 Mars, Medresetë e Shqipërisë nën një atmosferë të veçantë festive dhe nën një konceptim të ri, organizuan programe me rastin e festës së mësuesit.
Në program morën pjesë mësues të shkollave të rretheve përkatëse. I ftuari i veçantë i programit të medresesë së Korçës ishte Z. Halit Shamata, Zv/Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Në ditën më të rëndësishme për ata që edukojnë brezat e rinj, nxënësit e medreseve zgjodhën këto programe si mënyrën më të mirë për t’i falënderuar mësuesit e tyre për punën e tyre të palodhur.
/Drita Islame/
Tags :
Top