U realizua ligjërata e radhës e ciklit të ligjëratave dyjavore, të cilat i organizon Departamenti i Femrës, pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup.
Kësaj here tema të cilën e ligjëroi teologeja Sumeje Peza para një numri të madh nxënëse e studente ishte “Dua të ndryshoj”. Fillimisht teologeja përmendi disa nga shkaqet që pengojnë në ndryshimin e individëve si: shoqëria e keqe, fajësimi i të tjerëve për gjendjen në të cilën gjenden, largimi nga feja, mungesa e dëshirës për të ndryshuar. Por gjithashtu tregoi edhe hapat me të cilat mund të ndryshojmë e të cilat ishin: fillimisht duhet pranuar se kemi probleme e gabime e pastaj me ndihmën e namazit, lutjes, leximit të Kuranit, dhënies së lëmoshës, dhe duke vazhduar në rrugën e ndryshimit e të përmirësimit pa dëgjuar ata të cilët thonë se nuk do të arrish. Në pjesën e fundit të pranishmet kishin mundësi të parashtronin pyetje.
EDITOR
8 years ago
previous article
Departamenti i Femrës realizoi ligjëratë në Prilep
next article
Zot na ruaj nga përçarja
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago