A e di se.. i pari që e banoi Haremin e Mekës ka qenë grua, dhe ajo është Haxheri!
A e di se.. i pari që e siguroi dhe e qetësoi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur i erdh shpallja ishte grua, dhe ajo është Hatixhja!
A e di se.. i pari që e flijoi gjakun në rrugë të Allahut ishte grua, dhe ajo është Sumeja, nëna e Amarit!
A e di se.. Allahu e zbriti një sure në Kuran, e cila titullohet Nisa (surja e grave), dhe ajo është surja e tretë në Kuran për ka gjatësia!
A e di se.. “Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë!” Këto fjalë i tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në hutben e lamtumirës dhe e përsëriti tri herë: Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë!
A e di se.. i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, iu siguron ushqim dhe i mëshiron, për të bëhet obligim hyrja në Xhenet.” Njëri nga të pranishmit pyeti: “Po ai i cili ka dy vajza?” I Dërguari i Allahut tha: ”Po, edhe ai, i cili ka dy vajza.” E nëse e ka një, o i Dërguar i Allahut?! I Dërguari i Allahut tha: ”Po, edhe ai, i cili e ka një vajzë.”
A e di se.. Xheneti është tek këmbët e nënave tona! A ka fisnikëri dhe respekt më të madh se kjo për gruan!!