Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratë, në Info Qendrën e FRI – së. Para aktivistëve, studentëve e nxënësve u shtjellua tema “Të rinjtë e sotëm përballë sfidave dhe përgjegjësive”, të cilën e ligjëroi Mr. Muhamed Murtezi.
Duke bërë krahasimin e para disa dekadave dhe kohës së tashme, në mënyrë shumë të qartë Mr. Muhamed Murtezi numëroi sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen rinia tani si dhe përgjegjësitë të cilat duhet të barten nga kjo rini.
Disa nga sfidat të cilat përmendi ishin: arsimi dhe edukimi i cili edhe pse duket i kompletuar në realitet është i cunguar, morali i cili si asnjëherë më parë cënohet në shoqëri, aktualiteti shoqëror, social, politik si dhe aspekti besimor. Si përgjegjësi të cilat duhet t’i bartin të rinjtë numëroi: ngritjen individuale në të gjitha sferat, familjen e cila është amaneti ynë si dhe shoqërinë.
Pjesa e fundit u takoi të pranishmëve për të diskutuar dhe për të parashtruar pyetje.