Forumi Rinor Islam- Dega në Tetovë nga sot filloi me realizimin e projektit Talentium për nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, respektivisht nxënësit e viteve të treta nga shkollat “Kiril Pejqinovic”, “7 Marsi”, “Nikolla Shtejn” dhe “8 Shtatori”.
Tema në të cilën u realizua trajnimi i parë ishte “Komunikimi joverbal”, e cila u ligjërua nga kryetari i FRI-së në nivel republikan, Fisnik Shabani.
Ndërkohë, nga FRI Tetove informohen nxënësit, të cilët nuk kanë mundur të jenë sot pjesë e këtij trajnimi, munden t’i bashkangjiten trajnimit nga java e ardhëshme, ditën e shtunë, nga ora 12:00.

anigif