“Hyrje në komunikim, komunikimi joverbal” ishte tema e parë me të cilën u hap projekti Talentium – Shkup për këtë vit.

Ligjërues i këtij trajnimi ishte Berat Limani, nënkryetar i Forumit Rinor Islam, i cili shtjelloi këtë temë para një numri të madh të pjesëmarrësve të cilët vinin nga shkolla të ndryshme të qytetit të Shkupit.
Pjesëmarrësit ishin nga shkollat e mesme: “Zef Lush Marku”, “Arseni Jovkov”, “Cvetan Dimov”, “Marija Kiri – Skllodovska”, “Vllado Tasevski – PTT”, “Pançe Karagjozov”, “Zdravo Cvetkovski” dhe “Braqa Milladinov”.

Trajnimet në fjalë vazhdojnë çdo të shtune, nga ora 12:00 në zyret e Forumit Rinor Islam – Dega Shkup.

anigif