Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam realizoi ligjëratën e radhës në kuadër të ciklit të ligjëratave dyjavore.

“Çasti i premtuar” ishte tema të cilën para të pranishmeve e ligjëroi teologeja e mirënjohur Sumeje Peza. Në mënyrë të detajuar sqaroi momentet e vdekjes, natën e varrit, Kijametin, ringjalljen duke treguar se si do t’i përjetojnë njerëzit varësisht se si kanë jetuar, se sa e kanë dashur Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe sa kanë vepruar sipas librit të Tij.

Në fund të pranishmet patën hapësirë për të diskutuar ose për të parashtruar pyetje në lidhje me temën në fjalë.

anigif