Forumi Rinor Islam, uron rektorin, pedagogët, punonjësit si dhe studentët, për përvjetorin e Universitetit të Tetovës.

Falë vullnetit të shumë arsimdashësve si dhe punës së tyre të pandalur, sot universiteti i parë shqiptar në Maqedoni shënon 22 vjetorin e themelimit. Nga puna e tyre u themelua kjo qendër e ngrtijes së arsimimit shqip në vend.

Sot përkujtojmë sakrificën dhe përkushtimin e atyre që punuan në përhapjen e arsimit shqip, puna e të cilëve dëshmon ndërtimin e vlerave ndër vite.

Poashtu, Forumi Rinor Islam vlerëson bashkëpunimet e shumta me Universitetin e Tetovës si dhe çmon ndihmesën e dhënë për edukimin e shumë të rinjve. Duke ju përgëzuar për punën e deritanishme, FRI shpreson në zhvillim e asrimimit të suksesshëm edhe gjatë këtij viti.

Suksese dhe ju priftë e mbara!