Forumi Rinor Islam – Dega Shkup vazhdon me aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”
Ligjërata e radhës u realizua në restorant Dardania në Saraj dhe ligjësues ishte teologu Qenan Ismaili. Ai para të pranishmëve në mes tjerash potencoi: “Muhamedi a.s ishte i mëshirshëm jo vetëm për vëllezërit e tij, por edhe për armiqt. Ai ishte i mëshirshëm jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët”.
Programi filloi dhe u përmbyll me këndimin e disa ilahive.
anigif