Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratën e rradhës të ciklit të ligjëratave dyjavore në Info Qendrën e FRI – së, në Shkup.
“Reflektimi i namazit te njeriu” ishte tema e rradhës të cilën para të pranishmeve detajisht e elaboroi teologeja e mirënjohur nga Tetova Sumeje Peza. Fillimisht tregoi rëndësinë e namazit, se si ndikon në jetën e besimtarit, si e lehtëson atë, e në veçanti përmendi klasifikimin e besimtarëve që e falin namazin, sipas dijetarit Ibn Kajjim el-Xheuzije.
Në fund pjesëmarrëset kishin hapësirë për të parashtruar pyetje.