Forumi Rinor Islam – Dega në Kërçovë shpërblen maturantët dhe semimaturantët më të mirë për herë të katërt në Kërçovë, nën moton: “Investo për diturinë, siguro ardhmërinë”.
Në fillim të programit kryetari degs së FRI-së n Kërçovë përshëndeti të pranishmit me këto fjalë: “Njeriu është krijesa e vetme e krijuar nga Allahu i Madhrishëm, i cili duhet të jetësojë urdhërin e parë hyjnor – Lexo, mëso, studio. Ky është privilegji më I madh I dhënë njeriut që e bën të dallohet nga të gjitha gjallesat tjera, dhe jo-rastësisht, Profeti a.s. qartë tregonte duke thënë: “Të kërkuarit e diturisë është obligim (farz) për cdo besimtar dhe besimtare”, nga ky prizëm nënkuptojmë obligueshmërinë e kësaj rruge të shenjtë e cila nuk ka fund”.
Pastaj vijoi një program i pasur kulturor – artistik me poezi, recitale, ilahi nga nxënësit e shkollave fillore, pastaj këshillë nga profesori universitar Dr. Gëzim Xhambazi. U shpërndanë dekorata për më të mirët e Shkollës së Mesme “Drita” si dhe të shkollave fillore “Sande Shterioski”, “Rexhë Rushit Zajazi”, “Milto Gurra”, “Faik Konica”, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe “Naim Frashëri.
U shpërblye edhe talenti i vitit, i cili kishte aftësi në njohjen e shumë gjuhëve të huaja, në aktrim, luajtjen me instrumentet muzikore etj. FRI nuk harron të shpërblejë edhe ato që nxisin sportin tek fëmijët në këtë kohë viruale globale, me çka shpërbleu Akademinë e futbollit “Paris” dhe KF “Uskana”.
FRI pati nderin te dekorojë me postmortum veteranët e arsimit, ish-drejtorin e ShF “Gjergj K. Skënderbeu” si dhe mësuesin e parë në rrethin e Zajazit, Baftjar Rrushaj për kontributin e dhënë në arsim.
EDITOR
8 years ago
previous article
U shpërndanë fletushka në qytetin e Shkupit
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
1 day ago