Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë” realizoi iftar në rajonin e Karadakut.
Është viti i dhjetë i realizimit të këtij lloji të iftarit ku pjesëmarrës ishin afër 200 banorë, të rinj të rajonit të Karadakut.
Në këtë iftar nuk munguan edhe këshillat nga hoxhë Bajram Salihi, i cili tregoi për vlerat dhe rëndësinë e dhjetë netëve të fundit të muajit Ramazan.