Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratën e rradhës të ciklit të ligjëratave dyjavore nën moton “Komentim i kaptinave kuranore”.
Para të pranishmeve ligjëroi teologeja Sumeje Peza, kaptinën e rradhës, kaptinën Felek. Duke komentuar çdo ajet përmendi disa sqarime dhe mendime nga komentues dhe dijetarë të njohur në lidhje me ajetet e kaptinës së lartëpërmendur. Mes tjerash potencoi që kaptinat Ihlas, Nas dhe Felek janë kaptina me leximin e të cilave kërkojmë mbrojten e Zotit të Plotëfuqishëm nga të gjitha sherret e kësaj bote, kështu njëkohësisht duke praktikuar edhe sunetin e Muhamedit a.s i cili i lexonte çdo natë para se të flinte gjumë.
Dhe në pjesën e fundit të pranishmet kishin mundësi për të parashtruar pyetje në lidhje me komentimin e kësaj kaptine.
EDITOR
7 years ago
previous article
FRI shpalli shkencëtarin e vitit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago