Kryetari i degës së FRI – së në Shkup, Abdulhamid Mustafa, së bashku me kryetarin e nëndegës në Karshiakë, Bunjamin Memedin, realizuan takim me kryetarin e Komunës të Studeniçanit, Azem Sadikun.
Qëllimi i vizitës ishte urimi i mandatit të ri të kryetarit të komunës të Studeniçanit si dhe mundësia e bashkëpunimit në mes FRI-së dhe Komunës të Studeniçanit.
Vlen të përmendet që komuna e Studeniçanit e udhëhequr nga z.Sadiku disa herë ka përkrahur aktivitetet që realizon FRI në Shkup, njashtu u bisedua për realizimin e një projekti të ri që planifikohet të fillojë në fillim të muajit mars.
Projekti në fjalë iu dedikohet nxënësve filloristë të cilët ndjekin procesin eduktivo – arsimor në shkollën fillore “Naim Frashëri” – Studeniçan. Për nxënësit filloristë do të jetë një metodë e re e ngritjes edukativo – arsimore duke u bërë pjesë e trajnimeve, grupeve kreative, grupeve punuese.
Biseda u kurorëzua me një elan dhe vullnet të plotë pozitiv, duke dhënë përkrahje të parezervë në mes këtyre dy institucioneve të lartëpërmendura.