Katër saudite analfabete të moshave 46 deri 74 vjeç janë shpërblyer këtë javë për shkak të memorizimit Kur’anit, pas punës së tyre gjashtë vjeçare në një qendër të specializaur për këtë fushë
Gratë kanë kaluar disa orë në ditë duke dëgjuar gratë tjera, mësuese, të cilat kanë studiuar Kur’anin. Në këtë mënyrë, ato kanë memorizuar kaptinë për kaptinë, dhe në fund arritën ta memorizojnë librin e shenjtë të tërin, shkruan gazeta arabe Sabq.
Drejtori i Qendrës, Ibrahim al Barakati u tha gazetarëve se gratë vijë nga qyteti saudit Laith, dhe janë të të moshës 46, 52, 55 dhe 74 vjeç, dhe se ato kurrë nuk kanë shkuar në shkollë./igj/