Forumi Rinor Islam – dega në Kërçovë, për herë të pestë me radhë, organizoi aktivitetin për shpërblimin e semimaturantëve dhe maturantëve më të mirë”, nën moton “Investo për diturinë, siguro ardhmërinë”.
Në këtë ngjaje, u shpërblyen semimaturantet e gjashtë shkollave shqipe, dhe maturantët e shkollës së mesme komunale “Drita”. Njashtu u dekoruan edhe personalitete nga fusha e sportit, për angazhimin e të rinjëve kërçovarë në aktivitete sportive.
Kryetari i FRI-së, Fisnik Shabani, mes tjerash tha: “Shumë të dashur dhe të respektuar nxënës, me këtë ju tregoni se arrini në mënyrë praktike të zbatoni urdhërin e parë Kuranor, gjegjësisht fjalën Lexo, Studio”.
Aktiviteti në fjalë u mbështet nga komuna e Kërçovës, me mbështetje mediale të Tv Uskanës, ndërkaq, pas përfundimit të aktivitetit, të përzgjedhurit, bashkë me përfaqësuesit e shkollave dhe donatorët, bënë iftarin bashkë në Restorant Roma.