Forumi Rinor Islam – Dega Shkup aktivitetin e rradhës e realizoi me një mysafir nga Republika e Turqisë, autorin e shumë librave, Taha Kılınç.
Si çështje e cila u shtjellua ishte tema “Prioritetet e të riut në kohën bashkëkohore”.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa duke theksuar që rinia është shpresa dhe shtylla e shoqërisë. Para një numri të madh të të rinjve në amfiteatrin e Universitetit të Evropës Juglindore ligjëruesi u fokusua në disa pika të cilat i përmendi si prioritete dhe faktorë për një zhvillim të mirëfilltë të të rinjve. Disa nga ata ishin: vetvlersimi i vetes për vendimet dhe arritjet, pasurimi me njohuri të historive të ndryshme, udhëtimi nëpër vende të ndryshme, mësimi i gjuhëve të reja, menaxhimi i vetes në kohë dhe korrektësia me të e shumë të tjera. Në pjesën e fundit u zhvillua një bashkëbisedim me të pranishmit për pyetjet të cilat u parashtruan nga ata.
EDITOR
6 years ago
previous article
Departamenti i edukimit realizoi seminar në Shkup
next article
“Eureka" rifillon në Shkup
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
18 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
18 hours ago