Projekti Eureka i cili u organizua nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup për të dytën herë me rradhë përfundoi me një përmbyllje solemne në sallën e Qendrës Informative Kulturore.
Projekti në fjalë zgjati pothuajse tre muaj dhe në vete ngërtheu trajnime interaktive, grupe kreative, vizitë vendeve dhe institucioneve kulturore edukative dhe aktivitete sportive. Pjesëmarrës në këtë projekt ishin filloristët e shkollave të qytetit të Shkupit dhe komunës së Studeniçanit të cilët u trajnuan në fusha të ndryshme.
Fillimisht kjo përmbyllje filloi me një fjalim përshëndetës nga kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani i cili potencoi “Ky projekt ka hyrë në aspektet prioritare të FRI-së, ne si organizatë dëshirojmë të jemi pranë të rinjve, me të cilët mendojmë që shoqëria jonë ka nevojë të zhvillohet, të punojmë me ta dhe të japim kontributin tonë si organizatë në avansimin e njohurive kulturore, shoqërore, fetare me të cilat ata do të jenë të dobishëm për shoqërinë”. Më pas vijoi edhe një fjalë përshëndetëse nga kryetari i Forumit Rinor Islam– Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa i cili mes tjerash theksoi: “Vitin që lam pas filluam me projektin Eureka i që ka kuptimin e zbulimit pas një kërkimi të gjatë, edhe ne kemi arritur ti zbulojmë dhe ti kemi afër vetes më të mirët që sonte do të performojnë para jush”.
Në këtë mbrëmje nxënësit me aftësitë dhe potencialet e tyre duke i gërshëtuar edhe me njohuritë që kanë fituar nga projekti u paraqitën në grupe para publikut me temat “Menaxhimi i vetes në kohë”,“Të mësuarit lehtë dhe efektiv” “Psikologjia e rrjeteve sociale” “Kimia e mjedisit jetësor” dhe “Storje suksesi”.
Nxënësit u dekoruan me certifikata, me disa dhurata simbolike edhe atë me nga një libër nga shtëpitë botuese “Furkan ISM” dhe “Logos-A”.
EDITOR
6 years ago
previous article
“Eureka" rifillon në Shkup
next article
Forumi Rinor Islam filloi me aktivitetet e Ramazanit
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
13 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
13 hours ago