Forumi Rinor Islam – dega  Kërçovë  nën moton “Ramazani, muaji i dashurisë”,  filloi me aktivitetet  me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit.  Me sukses realizoi ligjëratën me temë “Dobitë shëndetësore të agjërimit” e elaboruar nga Pim.Dr.Med. Ali Iljazi nga Gjakova.
Ai elaboroi shumëçka rreth mirësive dhe dobive të agjërimit në organizmin e njeriut; përfshirë sistemin kardiovaskular, antistresin, sistemin nervor, hipertensionin, diabetin dhe shumë elemente të tjera të fushës së mjekësisë duke argumentuar me ajete kuranore.
Në fund të pranishmit kishin mundësinë të parashtrojnē edhe pyetje rreth kësaj fushe që kanë të bëjnë me agjërimin dhe organizmin e njeriut.