Burak Yilmaz është befasia më e këndshme e Ligës së Kampionëve këtë edicion. Sulmuesi turk e ka realizuar mbrëmë golin e tetë në këtë kompeticion këtë sezon, aq sa ka edhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Por, futbollisti i Galatasarayt ka luajtur shumë më pak gjatë këtij sezoni, në krahasim me portugezin. Ndërkohë, luftës për golashënuesin më të mirë të Ligës së Kampionëve i është bashkuar edhe Lionel Messi.
Me dygolëshin e realizuar ndaj Milanit, ylli argjentinas arriti në kuotën e 7 golave, një më pak se dy kryesuesit. /Fish Media/