Publikçisti grek, Papadulos, ka shkruar një libër të titulluar “Rexhep Tajip Erdogan”, në të cilin vlerëson liderin turk për qëndrimet dhe udhëheqjen e suksesshme.
Gjatë një interviste me të përditshmen turke Jeni Shafak, ai u shpreh se Erdoganin e ndjen si një nga pjesëtarët e familjes së tij.
Papadulos tha se Greqisë i lipset një lider si puna e Erdoganit, vetëm një i tillë mund ta nxjerrë gjendja e rëndë. Tashmë Greqia është mbytur në borxhe dhe është shndërruar në një lodër në duar e Evropës. Vendi ka pasur gjashtë kryeministra gjatë dhjetë viteve të fundit dhe asnjëri nuk ka bërë ndonjë përpjekje që ia vlen të përmendet, përveç insistimit përë falimentimin sa më të shpejtë të Greqisë. Sakaq, Turqia veç zhvillohej ekonomikisht, me gjithë krizat ekonomike që kak pasur. Ajo tashmë është shndërruar në një nga ekonomitë islamike më të mëdha në botë – tha ai.
Papadulos u shpreh i mrekulluar me personalitetin e Erdoganit dhe lidershipin e tij politik. Ai tha se Erdogani ka manifestuar sinqeritet në punën e tij, vendosmëri të palëkundur për sukses dhe vijimësi të linjës të cilës i beson. /ardhmeriaonline/