Sot në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa gjatë hedhjes së shorti ka asistuar ish futbollisti i “mbretërve” Stiv MekManaman. Ai ishte me fat për ish ekipin e tij pasi Real Madridi do të ketë një sfidë të lehtë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Krye-ndeshja do të jetë ajo mes Bayernit të Munihut dhe Juventusit……
Skuadrat spanjolle kanë arritur t’i shmangen përballjeve direkte, në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, po ashtu sikurse edhe dy skuadrat gjermane. Reali i Madridit pati fat në short, ngase për kundërshtar tërhoqi skuadrën turke, Galatasaraj. Dueli më i nxehtë i kësaj faze, së paku në letër, konsiderohet ai ndërmjet Bajernit të Munihut dhe Juventusit, skuadra këto që kanë treguar një formë të jashtëzakonshme në këtë edicion.  Ndërkohë, Barcelona për një vend në gjysmëfinale do të duhet t’i kalojë me sukses dy sfidat kundër skuadrës së Paris Sen Zhermen. Malaga do të ballafaqohet me kampionen në fuqi të Gjermanisë, Borusia Dortmund.
Liga e Kampionëve ¼ e  finales
Malaga – Borusia Dortmund
Real Madrid – Galatasaraj
PSZH – Barcelona
Bajern Munih – Juventus
Ndeshjet e para të kësaj faze zhvillohen më 2 e 3 prill, kurse ato të kthimit një javë më vonë.