Një film egjiptian i prodhuar nga një kompani e lidhur me Vëllazërinë Muslimane të Egjiptit u sulmua nga kritikët këtë javë, sepse filmi nuk ishte paraqitur në zyrën e censurës.
Filmi “Al Taqreer” (Raporti) është drejtuar nga Ezzeddine Douiader dhe është film i prodhuar nga shtëpia e prodhimit “Rilindja”, kompani kjo e lidhur me Vëllazërinë Myslimane.
Sindikata e aktorëve të vendit ka ndaluar filmin nga transmetimi në kinema.
Douiader tha se ekuipazhi i filmit është sulmuar verbalisht nga kritikët të cilët janë kundër tij, dhe kërcënuan për ta quar çështjen në gjykatë nën pretekstin se filmi nuk ishte dorëzuar në zyrën e censurës.
Filmi është planifikuar që do të dalë brenda disa ditësh.
Gjatë një konference për shtyp, Douiader mbrojti mos dërgimin e filmit në zyrat e byrosë së cenzurës, duke thënë se “qindra filma të shkurtër dhe të gjatë nuk kanë kaluar përmes Byrosë por ata u transmetuan në kinema
Douiader shtoi se filmi nuk ka për qëllim profitin.
/mesazhi/
EDITOR
12 years ago
previous article
Pasimi i vitit nga Francesco Totti (Video)
next article
Mesut Ozil: Unë lexoj Kuran, kurse Ronaldo dëgjon
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago