Princi trashëgimtar i Anglisë, Charles i bëri një vizitë Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
Princi Charles vizitoi selinë e organizatës që gjendet në Xhidde të Arabisë Saudite ku u pati takime dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeleddin Ihsanollu.
Ihsanollu, i cili i bëri një vlerësim takimit për kanalin TRT Haber deklaroi se me Princin Charles posaçërisht biseduan në lidhje me luftën kundër varfërisë.
“Ne do të bashkëpunojmë në fushat ekonomike dhe socio-ekonomike si dhe në fushat e shkencës dhe teknologjisë. Objektivi kryesor i këtyre punimeve është lufta kundër varfërisë. Gjithashtu do ti kushtojmë rëndësi çështjeve shëndetësore dhe me anë të kredive të vogla do të mundohemi të krijojmë kushte për punë familjeve që jetojnë nën kufirin e varfërisë ose të atyre që jetojnë në këtë kufi”, deklaroi Ihsanollu.
Duke e bërë të ditur se një numër i madh i vendeve si Anglia dëshirojnë të rrisin bashkëpunimin me Organizatën e Bashkëpunimit Islami, Sekretari Ihsanollu tha: “Duke u rritur roli global i organizatës njëkohësisht rritet edhe interesimi i botës perëndimore për organizatë”.
EDITOR
12 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago