Zgjedhjet gjithnjë e më tepër bëhen të shtrenjta kudo në botë. Fushatat parazgjedhore arritën rekordin edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, kur presidenti aktual si kandidat i demokratëve shpenzoi 2 miliardë dollar, që është rekord në historinë e demokracisë amerikane.
Edhe në Maqedoni këtë fushatë zgjedhore ashtu si më parë vërehen harxhime të larta të partive politike për financimin e fushatave të tyre.
Spote televizive profesionale, billborde , këngëtar elitar si dhe artistë të tjerë që paguhen shtrenjtë për promovimin e kandidatëve komunal janë një pjesë e investimeve të larta të partive politike në fushatat e tyre. Sipas një analize të press24 dy partitë qeveritare VMRO-DPMNE dhe BDI deri më tani mbajnë rekordin e harxhimeve për fushatat zgjedhore dhe atë me 730 000 euro, respektivisht 96 000 euro që janë paraqitur nga vetë partitë, ndërsa analistët vlerësojnë se këto shifra realisht janë shum më të larta se aq.
Partitë theksojnë se burimi i të hollave janë donacionet e ndryshme nga idividë por edhe firma të ndryshme.
“Mendoj se në këto zgjedhje partitë në pushtet, VMRO-DPMNE dhe BDI do të shënojnë rekordin sa i përket mjeteve të shpenzuara për fushatë. Problemi që këtu paraqitet është shkelja e ligjeve gjatë financimit të fushatave, me ç’rast shuma që paraqitet është larg asaj që realisht është shpërndarë në fushatë. Institucionet kompetente, siç është Komisioni Shtetëror i Revizionit, pas çdo cikli zgjedhor alarmon për shkelje të ligjeve dhe financim korruptiv të fushatave, por prokuroria gjithnjë hesht ndaj këtyre konstatimeve” vlerëson analisti Xhelal Neziri.
Neziri shprehet se pushteti gjyqësor duhet të marrë në dorë frenat dhe të funksionoj si i pavarur për ta shpëtuar vendin nga kjo situatë ku edhe përpos krizës së madhe ekonomike partitë veçanërisht ato qeveritare derdhin shuma marramendëse për fushtat e tyre zgjedhore.
“Maqedonia definitivisht është bërë shtet ku qytetari i thjeshtë mund të përfundojë në burg për një denar të fshehur nga tatimi, kurse partive u lejohet të shkelin të gjitha ligjet. Kjo praktikë definitivisht duhet të ndërpritet dhe këtë duhet ta bëjë pushteti gjyqësor, i cili duhet të funksionojë si i pavarur, dhe institucionet tjera kompetente që funksionojnë nga taksat e të gjithë qytetarëve të këtij shteti. Nëse vazhdohet kjo praksë, Maqedonia do të shndërrohet në shtet partiak, ku ligjin dhe drejtësinë do ta bëjnë partitë në pushtet kurse qytetarët vetëm se do të aktrojnë se votojnë apo se gjoja japin dhe marrin legjitimitet politik” përfundoi Xhelal Neziri për Portalb.mk.
EDITOR
12 years ago
previous article
BBC, fundi i një epoke! (Foto)
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago