Shkolla islame Tauheedul Girls renditet në krye të shkollave të mesme në Britaninë e Madhe

Siç njofton gazeta ‘Muslim News’, sipas treguesve të institucioneve zyrtare për vlerësimin e cilësisë së arsimit në Britaninë e Madhe, shkollat e mesme dhe të larta me parashenjë Islame janë duke arritur notat më të larta në këtë vend.

Në mesin e tyre është shkolla e mesme Tauheedul Islam Girl, shkolla e mesme për vajza, e cila sipas treguesve të fundit rangohet në nivelet më të larta të institucioneve të nivelit të saj. Shkolla e mesme Tauheedul Girls bashkë me Sixth Form College është ranguar si shkollë e këtij niveli, e cila vitin e kaluar ka arritur rezultatet më të mira në Blackburn dhe Darwen.

Është realizuar një përqindje tepër e lartë e nxënësve që kanë arritur notën 5 + A * – C, përfshirë notat në gjuhën angleze dhe matematikë. Nxënësit e Tauheedul Girls kanë treguar arritje të madhe edhe në provimevet e maturës të konceptuar në bazë të sistemit të ri, duke arritur një rezultat të përgjithshëm prej 76%, që cilësohet si rezultat mjaft i lartë, gjë e cila këtë shkollë e ka ranguar në vetë majat e institucioneve arsimore të këtij lloji.

Drejtoria për arsimimin e mesëm thekoson se kjo shkollë shquhet për arritjen e rezultateve të mira me nxënësit që nuk mund të mburren me nota të mira në shkollat fillore, gjë e cila konfirmon cilësinë e stafit mësimdhënës.

Drejtori i shkollës së mesme islame Tauheedul Girls, Hamid Patel, për Muslim News përmend se administrata e shkollës është duke u përpjekur të siguroj pajisje të cilësisë më të lartë për mësimdhënie cilësore, si dhe kuadrin që shfrytëzon metodologjinë më të cilën nxënësit inkurajohen që ta japin maksimumin e tyre.

Vitin e kaluar, revista javore për arsim Times Educational Supplement (TES) ka shpallur shkollën islame për vajza Tauheedul Girls si shkollë të vitit. Ky çmim, i quajtur, Shkolla e mesme e Vitit (,Secondary School of the Year‘) konsiderohet si mirënjohje prestigjioze në këtë fushë në Britani të Madhe./igj/