Frika nga reagimet nuk i ka ndalur ‘filmagjinjtë e vendosur’ nga Katari dhe Irani të prodhojnë filma biografik për Pejgaberin e Allahut, Muhammedin a.s.
Si karakter në film, Muhammedi a.s., paraqet një sfidë të veçantë. Pothuajse e gjithë bota muslimane ndalon shfaqjen e karakterit të tij. Regjisori iranian, Majid Majidi, filmi i të cilit filloi të gjirohet në tetor të vitit të kaluar, planifikon shfaqjen e disa pjesëve të trupit të Muhammedit a.s., por jo edhe fytyrën. Derisa popullata shiite në Iran janë disi fleksibil me një shfaqje të tillë, sunitët janë kundër. Universiteti Al-Azhar i Kajros, ka kohë që ka kërkuar ndalimin e këtij filmi.
Në dhjetor, në Katar, kompania Alnoor Holdings ka njoftuar se planifikon të shpenzojë një miliard dollarë në serinë e filmave epikerreth jetës së Muhammedit a.s. Ata kanë angazhuar teologun islam Jusuf el-Kardavin dhe regjisorin e filmit “The Lord of the Rings”, Barrie Osborne si këshilltarë teknikë, në mënyrë që të bëjnë një seri të mirë, dhe të arrijnë të mos nxisin zemërim tek muslimanët.
Prodhuesit e filmave të rinj për Profetin Muhamed a.s., janë shumë të kujdesshëm.
Të kujtojmë, shtatorin e kaluar, kur disa inserte nga filmat e lirë për Muhammedin a.s., u shfaqën në YouTube, shpërthyen protesta të dhunshme në gjithë botën islame. “Innocence of Muslims” paraqet Pejgamberin a.s., në një dritë negative, madje edhe pikëpamjet pozitive kanë shkaktuar zemërim. Në vitin 1977, regjisori amerikan i filmave serik, Moustapha Akkad, u detyrua të shkoj te diktatori libian, Muamar Gadafi, të mbledh fonde për filmin e tij “The Message”, pasi amerikanët ishin tërheq nga projekt.
Akkad kishte angazhuar disa dijetarë islamë si konsulentë, ndërsa Muhammedi a.s., nuk është shfaqur në ekran, e as zëri i tij nuk është dëgjuar. Kur, para paraqitjes së filmit, filluan thashethemet se Anthony Quinn është dashur të luaj rolin e Muhammedit, pasuan incidentet. Në vitin 1977, një grup i armatosur radikal kishte rrëmbyer 149 pengje në Uashington, duke vrarë një gazetarë dhe një oficer të policisë.
Megjithatë, që nga premiera e tij, “The Message” është një film shumë i popullarizuara në mesin e shikuesve muslimanë, si një paraqitje e drejtë e historisë së hershme të Islamit. Ekzistenca e tij deri diku lehtëson brengat e muslimanëve rreth projekteve të ngjashme. Duke gjykuar sipas Shakeel Syedit, drejtorit ekzekutiv të Këshillit Islamik në Kaliforninë Jugore, “The Message” është një film mjaft popullor në mesin e muslimanëve. Në vend se ta shfaqin Muhammedin, kamerat shpeshherë tregojnë pikën e tij të shikimit.
“‘Mesazhi’ kujton ndjeshmërinë e jashtëzakonshme të muslimanëve rreth çfarëdo shfaqjeje të Pejgamberit a.s. Unë mendoj se, nëse gjirohen siç duhet, të dy këto filma do të rrisin interesimin dhe njohurinë e audiencës jo-muslimane. Pejgamberi a.s., vazhdon të jetë një figurë e diskutueshme për shkak të shumë miteve dhe ideve të gabuara që janë shpifur për të”, tha Syed.
Audienca krishtere ka treguar një oreks të madh për paraqitjet kinematografike nga tregimet e tyre fetare. Këtë muaj History Channel ka paraqitur mini-serialin “The Bible”, për Dhiatën e Vjetër dhe të Re, ndërsa episodi i pare ka tërhequr 13.100.000 shikues. Më shumë se çdo shfaqje tjetër konkurruese në të njëjtin termin./igj/