Hajim Bitan, kryerabini i hebrenjve në Tunizi, ka deklaruar se komuniteti i hebrenjve mbështesin partinë islamike Nahda, të cilën e konsiderojnë si garantuese të drejtave të tyre në vend.
Ai u shpreh se një numër i madh i hebrenjve kanë votuar për Nahdan gjatë zgjedhjeve parlamentare, pasi janë njerëz që i frikësohen Zotit.
Ndër të tjera, ai tha se hebrenjtë e Tunizisë nuk kanë asnjë lidhje me sionizmin dhe se janë kundër pushtimit të Palestinës. /ardhmeriaonline/