Forumi Rinor Islam – dega në Prilep realizoi një program modest me rastin e hapjes së zyreve të reja.
Programi filloi me recitimin e disa ajeteve kuranore nga imami Muhamed Sulejmani, i cili më pastaj tregoi edhe për ecurinë e veprimtarisë së FRI-së në Prilep. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i FRI-së dega në Prilep, Veton Ibrahimi i cili ndër tjerash falenderoi të gjithë ata që dhanë kontribut që FRI të ket zyret e saja edhe në Prilep.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i komunës së Dollnenit, z. Xhemil Qamili, i cili përshëndeti aktivitetin dhe guximin e marrë nga rinia e këtij vendi duke ju ofruar mbështetjen e tij në të ardhmen.
Për të përmbyllur këtë program u përkujdes kryetari i FRI-së, Xhabir Emini duke falenderuar dhe përgëzuar secilin anëtarë të degës së Prilepit për kontributin e dhënë deri më tani, e duke ju uruar edhe shumë suksese të njëpasnjëshme.