Sot, me fillim nga ora 18:30, në hapësirat e Forumit Rinor Islam në Tetovë u organizua ligjëratë me hoxhën Hasan Baftijari. Tema që u trajtua në këtë takim ishte “Muslimani në kohë sprovash”, që u ndërlidh me gjendjen aktuale dhe sprovat nëpër të cilat po kalojmë, duke dhënë mesazhe ngushëlluese.
Në pjesën e dytë të takimit, hoxha Ismet Tairi, bëri duanë e hatmes, që është lexuar nga anëtarët e aktivistët e FRI për viktimat e tragjedisë së 23 nëntorit të këtij viti.
Vlen të përmendet që në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i FRI, së bashku me anëtarë dhe aktivistë të degëve tjera.