Forumi Rinor Islam – Dega Gostivar vazhdoi me realizimin e projekteve Eureka dhe Talentium në kuadër të platformës Mozaiku Rinor.
Nxënësit e projektit Eureka ndoqën edhe trajnimin e fundit me temë “Modeli i një të riu të suksesshëm” nga kryetari i FRI-së – Dega në Shkup, Afrim Demiri. Ligjëruesi zhvilloi takimin në një atmosferë interaktive dhe së bashku me disa lojëra i përcolli mesazhet për mënyrat se si një i ri të bëhet i suksesshëm.
“Arti i të folurit publik” ishte tema e rradhës e trajnimeve në projektin Talentium. Edhe pjesëmarrësit e këtij projekti patën rastin të përfitojnë nga trajnuesi Afrim Demiri, i cili trajnimin e zhvilloi mbi metodat se si të realizojmë një paraqitje sa më të mirë, si të kujdesemi për emocionet dhe si të komunikojmë me publikun.