FRI – Tetovë, në kuadër të platformës Mozaiku Rinor përmbylli me sukses projektin Eureka me pjesmarrësit e këtij projekti.

Këtë të hënë, në qytetin e Tetovës nxënësit e Eurekës ndoqën trajnimin e fundit të këtij projekti. Rikujtojmë që ky ishte takimi i gjashtë javor i këtij projekti, ku nxënësit patën mundësi të jenë pjesë e diskutimeve dhe ligjëratave kreative që u trajtuan në kuadër të Eurekës.

Takimi i fundit, përfshiu temën “Modeli i një të riu të suksesshëm!”, ku trajnues ishte Abdulhamid Mustafa, sekretar gjeneral i FRI – së. Përveç ligjëratës dhe shembujve nga jeta e trajnuesit, në takim nuk munguan lojërat dhe këshillat e shumta.

Pas ligjeratës në fjalë, në pjesën e dytë të takimit, u shpërndanë edhe çertifikatat për të gjithë nxënësit e projektit nga kryetari i degës, Mevlan Abazi.

Nxënësit ishin shumë të kënaqur nga ky projekt, andaj shprehën gadishmërinë dhe dëshirën e tyre që edhe në të ardhmen të vazhdojnë me aktivitete tjera në FRI-Tetovë.

Në fund u organizua edhe një koktej me të gjithë të pranishmit. Vlen të theksojmë që projektet e ngjashme me Eurekën do të vazhdojnë si në Tetovë ashtu edhe në qytetet tjera.