Forumi Rinor Islam – dega Shkup në kuadër të platformës Mozaiku Rinor realizoi përmbylljen e projektit Eureka. Projekt ky gjashtëjavor, i realizuar nëpërmjet ligjëratave, trajnimeve dhe vizitave. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave fillore në Shkup, dhe duke shfrytëzuar hapësirat e O.H. “Kalliri i Mirësisë”, pa ndihmën e së cilës realizimi i “Eurekës” do të ishte i vështirë.
Programi filloi me një fjalë përshëndetëse të kryetarit të FRI-së, Mr. Xhabir Emini, i cili uroi nxënësit për suksesin e arritur përgjatë këtyre javëve dhe falenderoi drejtoritë e shkollave dhe prindërit për bashkëpunimin korrekt gjatë kësaj periudhe, me shpresë që i njëjti do të vazhdoj edhe më tutje.
Fjalë rasti pati edhe nikoqiri i kësaj mbrëmje, kryetari i FRI – dega Shkup, Afrim Demiri, i cili njoftoi të pranishmit mbi periudhën në të cilën është realizuar projekti Eureka si dhe njoftoi për projektet e rradhës që priten të fillojnë në qytetin e Shkupit.
Pjesa kryesore e programit ishte begatuar me pjesë artistike të përgatitur nga vetë nxënësit, të cilët prezantuan mbi temat “Eko – jeta” dhe “Rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre” si dhe me një poezi të përgatitur nga nxënësja Ilfet Sejdi. Vlen të theksohet që programi u moderua gjithashtu nga vetë pjesëmarrësit e projektit.
Në fund të programit, u ndan mirënjohje për të gjithë ligjëruesit të cilët ligjëruan përgjatë kësaj periudhe. Mirënjohje iu nda edhe O.H. “Kalliri i Mirësisë” dhe Kryqit të Kuq në Shkup, për bashkëpunimin korrekt në realizimin e projektit Eureka.
Njëashtu të gjithë pjesëmarrësit e projektit Eureka u certifikuan me certifikata për pjesëmarrjen e suksesshme në këtë projekt.