Akademia rinore që po realizohet në kuadër të Forumit Rinor Islam, fillon me nivelin e parë, projekti “Gjurmët”, edhe në qytetin e Kërçovës.

Ligjërata e parë, “Unë dhe Zoti im”, temë që u trajtua nga hoxha Muhamed Mehmedi, ishte pjesë e takimit të parë, ku nxënësit bashkë me ligjëruesin diskutuan rreth raporteve me Zotin dhe atyre korrekte me njerëzit.

Këto ligjërata do të zhvillohen gjatë ditëve të fundjavës, në hapësirat e H/R Arabella, me ligjërues dhe tema të ndryshme.