Kryetari i FRI-së Mr. Xhabir Emini realizoi vizitë në komunën e Çairit, për ti pëcjell urimet kryetarit z. Visar Ganiut me rastin e rizgjedhjes së tij si i pari i komunës së Çairit.
Kryetari i FRI-së ishte i shoqëruar nga sekretari gjeneral Abdulhamid Mustafa dhe kryetar i FRI-Shkup Afrim Demiri.
Kryetari i komunës shprehi falenderimet për vizitën e realizuar dhe shprehi interes për të vazhduar bashkëpunimin e krijuar me FRI-në në projekte kulturore, edukative e në theks të veçantë në sferën arsimore.
Komunës së Çairit iu nda edhe mirënjohje për kontributin e dhënë në realizimin e projektit Eureka në qytetin e Shkupit.